Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se në javën e kaluar Guardia di Finanza bashkë me ambasadorin italian Nicola Orlando kanë vizituar Ministrinë e Financave në Kosovë, ku është biseduar për një projekt të mundshëm në mes Gurdia di Finanza, ATK-së, Doganës dhe NJIF,
Bajrami ka thënë se qëllimi i këtij bashkëpunimi është luftimin e evazionit, informalitetit, kontrabandës, pastrimit të parave dhe aktiviteteve tjera të kundërligjshme që dëmtojnë financat publike.
” Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e Ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit Italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së z.Tomas Szunyog edhe mbushjen financiarë nga BE që Gurdia di Finaza të auditojë Thesarin”, ka shkruar Bajrami.
Ajo theksoi se lufta kundër hajnave do të vazhdojë me krejt kapacitetet e mundshme vendore e ndërkombëtare.