Dy milionë euro janë avulluar nga Ministria e Financave.
Këto para është vlerësuar se janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, një pjesë e të cilave është transferuar jashtë vendit.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë para mediave se janë bërë disa transaksione të dyshimta.
Ajo tha se e kanë denoncuar dje rastin në organet e drejtësisë.
“Besoj që e keni parë lajmin se bëhet fjalë për 4 5 transkaksione të dyshimta nga Thesari
Ne kemi denoncuar rastin dje në të gjitha organet”, tha ajo./Front Online