Muharrem Nitaj i ka dorëzuar detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Përmes një postimi në “Facebook”, Nitaj konfirmoi se ministren e rre e ka njoftuar për punët që janë kryer në këtë ministri dhe për ato që janë në proces.
“E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli! E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
E prita e i dorëzova detyrën Ministres së re të Ekonomisë, Artane Rizvanolli!
E njoftova për punët e kryera, për ato që janë në proces dhe për sfidat që e presin dikasterin e saj!
Ministres Rizvanolli urimet më të mira për një fillim të mbarë!
Stafit tim të zëvëndësministrave, këshillëtarëve dhe asistentëve, një falënderim për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në punë!/Front Online/