Ministrja e Britanisë së Madhe për Fqinjësi me Evropën dhe Amerikën, Wendy Morton e ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësen e tij, Donika Gërvalla për formimin e qeverisë së re.
Morton përmes një postimi në Twitter tha se pret që të bashkëpunojë me ta rreth çështjes së pandemisë, sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe dialogun me Serbinë.
“Urime Kryeministri i ri i Kosovës @albinkurti , zëvendësja e tij dhe Ministrja e Jashtme Donika Gervalla-Schwarz dhe ministra të tjerë. Unë pres që të punoj me ta në prioritetet Britani-Kosovë, si COVID19, sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe dialogu me Serbinë”, ka shkruar Morton.
Congratulations to new Kosovo PM @albinkurti, his deputy & Foreign Minister Donika Gervalla-Schwarz & other ministers. I look forward to working with them on UK-Kosovo priorities, like the #COVID19 response, rule of law, fighting corruption & EU-facilitated dialogue with Serbia.
— Wendy Morton MP (@morton_wendy) March 23, 2021