Dy milionë euro janë avulluar nga Ministria e Financave.
Këto para është vlerësuar se janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, një pjesë e të cilave është transferuar jashtë vendit.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë para mediave se janë bërë disa transaksione të dyshimta.
Ajo ka treguar se zyrtarët që kanë kryer transaksione të dyshimta kanë punuar në thesar.
“Zyrtarët janë të thesarit, zyrtari i arrestuar punon në thesar që 11 vite, tjetri është eprori i tij”, tha ajo./Front Online/