Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka menduar të jap dorëheqje në momentin që e ka marrë lajmin për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.
Në një bisedë në Pressing, Bajrami thotë se personat e përfshirë nuk janë politik.
“Është me të vërtet rast që më ka tronditur. Po flas personalisht për vete. Ndihemi të rrënuar dhe tradhtuar. Është cenim i financave të shtetit. Është skandalozë, por është shkaktuar jo nga persona politik, nuk ka lidhje me politik. Është bërë nga zyrtarë të Thesarit të cilët që 11 vjet punojnë aty. Më ka shkuar mendja që në momentin e parë të jap dorëheqje, por kam menduar dorëheqje do u shërbente kriminelëve të cilat shfrytëzuar boshllëkun në ministri. Ka pasur raste të shumta në Kosovë kur janë zhdukur të gjitha provat. Pas konsultimit me kolegët kam vendosur që të luftojmë krimin deri në fund“, ka thënë ajo.