Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se është shëruar nga Covid-19. Ajo ka bërë të ditur se ka patur probleme shëndetësore, por që i ka kaluar pas trajtimit nga mjekët e Intenzives.
Bajrami ka bërë të ditur se do të marr pjesë sot në seancën ku do të hidhet në votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Jam shëruar nga COVID-19. Kam pasur disa probleme shëndetësore dhe jam trajtuar nga mjekët e jashtëzakonshëm të Klinikës Infektive. I falënderoj gjithë mjekët që janë kujdesur për mua dhe që kujdesen për çdo ditë për qytetarët e Republikës.
Sot do të vazhdoj aktivitetin politik. Do të jem në seancën ku do të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Ligjet me rëndësi për jetën e gjithë qytetarëve duhet të na bashkojnë të gjithëve. E falënderoj secilën deputete dhe secilin deputet për votën që do ta japin sot” ka bërë të ditur ministrja Bajrami.