Ministrja e Financave Hykmete Bajrami është deklaruar sot rreth fillimit të ndarjes së mjeteve për masat e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Front Online.
Bajrami tha se kjo masë është hartuar në bashkëpunim me biznest me qëllim e vetëm që mjetet të lëshohen sa më shpejtë për sektorin privat.
“Kjo masë është duke u aplikuar në afat rekord. Është bërë një punë e madhe deri tek ardhja e një liste finale. I kemi në proces rreth 15 mijë e 500 ndërmarrje. Presim që deri nesër në mëngjes të kryhen të gjitha pagesat”, ka thënë ajo./Front Online/