×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria që drejtohet nga Rozeta Hajdari kërkon historian, gjeograf apo psikolog për pozitën e inspektorit të tregut (Dokument)

    Arbnor BUZHALA
    03 Prill 2025

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MTI), e cila drejtohet nga Rozeta Hajdari, shpalli më 24 mars 2025 një konkurs për të mbushur pozitat e inspektorëve të tregut, raporton FrontOnline.

    Megjithatë,  kriteret e vendosura nuk duket të përfshijnë një specializim të thellë në fushat që lidhen ngushtë me tregtinë, ani pse pozita është inspektor i tregut.

    Në pikën tre të konkursit, ku specifikohen kërkesat për arsimin e nevojshëm, MTI kërkon që kandidatët të kenë një diplomë të arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor) nga pothuajse çdo degë akademike, duke përfshirë drejtimet si: Fakulteti Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale, Gjeografi dhe Administratë Publike.

    Ndërkohe, pozita e inspektorit të tregut kërkon aftësi dhe njohuri specifike mbi rregullat dhe ligjet që rregullojnë aktivitetet tregtare.

     

     

    Ish-kryeinspektori i tregut për konkursin e MTI-së: Edhe në të kaluarën ka qenë kriter ‘’fakulteti i përgjithshëm’’

    FrontOnline  ka kontaktuar edhe Lulzim Sylën, ish-kryeinspektor i tregut për të marrë një prononcim lidhur me konkursin e shpallur nga MTI për inspektor të tregut.

    Fillimisht ai tha se nuk e ka parë konkursin dhe nuk është marr më me këto gjëra.

    ”Nuk e di, as nuk jam duke u marr me këto gjëra. As nuk e kam parë konkursin’’, tha ai.

    Ndërkohë, sipas tij edhe në të kaluarën ka ndodhur që si kriter të jetë si pikë kualifikimi ‘’fakulteti i përgjithshëm’’ pra nga gjitha njësite akademike.

    ‘’Ka qenë që të jetë fakultet i përgjithshëm, edhe në herën e kaluar, me aq sa e di unë’’ tha ai.

    Siç tha ai është bërë shumë vite, dhe nuk po merret me këto gjëra.

    ‘’Por u bë shumë vite dhe nuk po merrem me këto gjëra’’, përfundoi ai.

     

    Ish-ministri i tregtisë: Kriteret e MTI-së nuk janë adekuate për profilin e inspektorit të tregut

    Ish-ministri i tregtisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline, ka folur mbi ecurinë në të kaluarën për konkurset që kanë ndodhur dhe janë shpallur nga MTI për inspektor të tregut.

    Ai tregon se eksitojnë dy modele kur shpallën konkurset për inspektor të tregut.

    I pari model sipas tij është ai që përdoret nga vendet anglo-saksone që nuk specifikohet fusha përkatëse për inspektor tregu.

    ‘’Ka dy qasje, dy modele kur shpallën konkurset. Modeli një saktëson, pra shkruan vetëm shkollimin e lartë dhe e lenë të hapur për shkak se në vendet anglo-saksone nuk ka shumë kandidatë të profileve specifike që lidhën me pozitën e inspektorit të tregut, prandaj këto vende, nuk e përcaktojnë profilin e ngushtë të kandidatit’’, thotë ai.

    Derisa sipas tij, në vendet kontinentale evropiane, përcaktohet fusha e arsimimit për kandidatët që duan të bëhen inspektor të tregut.

    ‘’Ndërsa në vendet kontinentale evropiane, shumica e vendeve e përcaktojnë p.sh.: juridik, ekonomik ,administratë publike, teknologji ushqimore ose ekonomik, pra çështje që lidhën pak a shumë, pra që lidhën më shumë me profilin e punës, me përshkrimin e vendit të punës’’ shprehet ai.

    Sipas tij, kriteret e konkursit nga MTI për inspektor tregu nuk janë adekuate për profilin e inspektorit.

    ‘’Realisht asnjë nga këto profile, nuk është adekuat për profilin e inspektorit të tregut’’ shprehet Mulaj.

    Sipas ish-ministrit Mulaj, kandidati do të duhej të kishte përvojë në inspektimin ose do të duhej të ndiqte ndonjë trajnim inspektimi.

    ‘’Prandaj do të duhej që cili do kandidat ose të ketë përvojë nga fusha e inspektimit të tregut, ose të i nënshtrohej një trajnimi për inspektimin e tregut’’ shton ai.

    Në fund ai, potencon se në të kaluarën kur janë hapur konkurse të tilla, janë kërkuar vetëm kandidatët që kanë pasur të mbaruar fakultetin juridik ose ekonomik.

    ‘’Në të kaluarën është kërkuar ekonomik dhe juridik, por jo fushat tjera.’’ përfundoi ai.

     

    Lekaj për konkursin e MTI-së: Nuk mund të pranojmë vendime që dëmtojnë sektorët kryesorë të ekonomisë

    Ish-deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Pal Lekaj, për FrontOnline ka folur lidhur me konkursin e publikuar nga MTI e ku kërkojnë inspektor të tregut me kualifikim akademik thuajse nga të gjitha fushat.

    Lekaj thotë se për këtë gjë duhet ngritur shqetësime, për vendimet dhe politikat që merren nga Qeveria.

    ‘’Për këtë çështje duhet të ngremë shqetësime lidhur me politikat dhe vendimet që merren nga qeveria’’ shprehet ai.

    Ish-deputeti Lekaj, thotë se politikat si kjo e MTI shpesh dështojnë të adresojnë nevojat e vërteta të qytetarëve.

    ‘’Këto politika shpesh dështojnë të adresojnë nevojat e vërteta të qytetarëve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit’’ potencon ai.

    Sipas tij, duhet kërkohet transparencë, përgjegjësi për veprimet që janë në interes të gjithsecilit.

    ‘’Ne duhet të kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe veprime që janë në interes të gjithsecilit’’ potencon ai.

    Ish-anëtari i komisionit për tregti, shton se nuk duhet të pranohen vendime që dëmtojnë sektorët kryesor të ekonomisë.

    ‘’Nuk mund të pranojmë vendime që dëmtojnë sektorët kryesorë të ekonomisë dhe që përjashtojnë një pjesë të madhe të popullsisë nga mundësitë e barabarta’’ përfundoi ai.

     

    Muhaxhiri: Rekrutimi në sektorin publik duhet të bazohet në meritokraci dhe jo në favorizime politike

    Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxhiri për FrontOnline, thotë se kriteret e MTI për konkursin e inspektorit të tregut janë të diskutueshme.

    ‘’Kriteret e vendosura nga MTI për pozitën e inspektorit të tregut janë të diskutueshme, sidomos për përfshirjen e fushave akademike që nuk lidhen drejtpërdrejt me këtë detyrë’’ thotë ai.

    Sipas tij, kjo qasje mundëson që partia në pushtet të punësoj militantët e saj në pozita që kërkojnë profesionalizëm.

    ‘’Një qasje e tillë u mundëson partisë në pushtet të zgjerojnë kriteret për të punësuar militantë partiakë në pozita që kërkojnë profesionalizëm dhe ekspertizë specifike’’ shprehet ai.

    Ai shton se rekrutimi në sektorin publik duhet të bazohet në meritokraci.

    ‘’Rekrutimi në sektorin publik duhet të bazohet në meritokraci dhe jo në favorizime politike, pasi politizimi i inspektoratit të tregut mund të dëmtojë cilësinë e shërbimeve dhe besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore’’ përfundoi ai.

     

    FrontOnline, sjellë më poshtë konkursin e plotë të MTI ku kërkon inspektor tregu:

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, në një rrëfim në FRONTAL të T7, ka thënë se vrasja e Agim Ramadanit ka qenë momenti...
    Ekonomi09 Prill 2025
    Aksionet e Fondit të Trustit Pensional të Kosovës kanë shënuar rënie të madhe në dy muajt e fundit, duke shkaktuar rënie të...
    Lajme09 Prill 2025
    Nesër në ora 08:00 të mëngjesit do të kthehet sërish në funksion Blloku B2 i termocentralit Kosova B, pasi është ndalur nga...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Nga data 7 deri më 11 prill 2025, në Shkodër të Shqipërisë po zhvillohet ushtrimi rajonal “FloodNorthAlb”, një aktivitet i rëndësishëm që...
    Sport09 Prill 2025
    Paul Pogba i vitit 2025 është një person ndryshe nga e kaluara. Flet me zë të ulët, me qetësi dhe një buzëqeshje...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, refuzoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve për refuzimin e ftesës nga ana e Lidhjes Demokratike të...
    Lajme09 Prill 2025
    Janë publikuar pamjet nga momenti kur është rrahur brutalisht biznesmeni nga Istogu, Ylber Blakaj. Me 2 prill, multimilioneri nga Istogu, Ylber Blakaj...
    Opinione09 Prill 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në një moment kur Kosovës i nevojitet maturi, bashkëpunim institucional dhe forcim i konsensusit demokratik, kryeministri Albin Kurti ka...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Friderich Merz, kryetar i Unioni Demokratik Kristian (CDU) konservator , është vendosur të bëhet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë dhe ka të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.