Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të saj janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve, Front Online.
Sipas MI’së, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.
“Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Ministria u ka bërë thirrje të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.