×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë tregon nëse do të merren masa të reja për festa të fundvitit

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Nga 12 nëntori janë në fuqi masat kundër koronavirusit, teksa të njëjtat pritet që të funksionojnë edhe për një javë.

    Në ndërkohë në bazë të situatës epidemiologjike dhe festave të fundvitit, MSH-ja po planifikon rishqyrtimin e këtyre masave në dy javët e fundit të dhjetorit.

    Nga kjo ministri është thënë që kah mes i dhjetorit në bazë të projeksioneve edhe mund të propozohen masa të reja.

    “Me trendin e tanishëm të rasteve pozitive me SARS COV-2 (Covid-19) dhe ngarkesën aktuale të spitaleve (QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme), nënkuptohet që do të jenë në fuqi masat e ndërmarra në nëntor nga Qeveria sipas propozimeve nga MSh-ja. Megjithatë, situata epidemiologjike analizohet në baza të rregullta dhe në varësi të asaj se sa është numri i të infektuarve, sa është numri i të shtrirëve në spital dhe cilat janë projeksionet, edhe mund të propozohen masa të reja. Por për momentin, do të vazhdohet me këto që janë në fuqi”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie dhënë për Express.

    Nga ministria poashtu është konfirmuar se në fundjavë do të ketë vetëm kategorizim të ri të komunave sipas zonave.

    “Në fundjavë do të shikohet kategorizimi i ri i komunave, nëse do të ketë komuna që kalojnë nga një zonë në tjetrën, varësisht prej numrit të infektuarve në 100.000 banorë brenda një jave”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

    Edhe nga MSH-ja po e pranojnë se numri i rasteve me koronavirus është në rritje, edhe pse të njëjtit pohojnë se kanë qenë masat e ndërmarra ato që kanë parandaluar një rritje të rasteve.

    “Masat në fuqi kanë parandaluar një rritje eksponenciale të rasteve, edhe pse edhe numri aktual është i lartë, por jo jashtë parashikimeve apo projeksioneve të bëra nga IKShPK-ja”, thuhet ndër të tjera në përgjigjet e Divionit për Komunikim me Publikun në kuadër të MSH-së, për Express.

    Ndërsa për sa i përket mbylljes për fundvit, nga MSH-ja po thonë se është ende herët për vendime konkretë.

    “Është ende herët të dihet se si do të veprohet në mënyrë specifike me secilin sektor apo veprimtari në fund të vitit. Masat ne fuqi u përgjigjen projeksioneve për një trend të ngjashëm te rasteve deri ka mesi i muajit, pastaj do të shihet në analizat e tjera se cilat janë parashikimet për dy javët e fundit të vitit 2020. Pra, tani për tani, mbesin në fuqi të njëjtat masa”, deklarojnë më tutje ata.

    Në ndërkohë në fuqi po vazhdojnë që të jenë masat e marra më 12 nëntor të këtij vitit.

    “Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 që janë me rezultat negativ me COVID-19, në bazë të parimit të reciprocitetit, është njëra ndër masat e këtij vendimi.

    Tjetër masë është obligimi i të gjitha institucionet publike dhe private të mbikëqyrin në baza ditore paraqitjen e stafit në punë në përputhje me “Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID-19”, përfshirë matjen e detyrueshme të temperaturës për të gjithë gjatë hyrjes në objekte.

    Vendim pati edhe në sektorin e arsimit. Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së ndërsa për ushtrim e veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale bazuar në “Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID-19”, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

    Në anën tjetër personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe gratë gjidhënëse janë liruar nga paraqitja në punë, ndërkaq punëdhënësit udhëzohen, për aq sa është e mundshme, të krijojnë kushtet për angazhimin e tyre në punë nga shtëpia ndërsa personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari kanë të drejtë të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore, si dhe vendime të tjera.

    Përveç këtyre vendime pati individuale edhe për qytetet, duke i ndarë kështu në zona.

    Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të gjelbër); aktualisht janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë

    Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të verdhë); aktualisht janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skënderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.

    Komunat me rrezik të mesëm – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë (kategorizohen me ngjyrë të kuqe), e që aktualisht janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.