×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministria e Shëndetësisë anulon tenderin për blerjen e veturave, i referohet vendimit të Avdullah Hotit

    FrontOnline
    10 Gusht 2021

    Ministria e Shëndetësisë, e cila drejtohet nga Arben Vitia, ka anuluar tenderin prej 230 mijë euro për furnizim me automjete të reja.
    Në njoftimin e publikuar në platformën Online të Prokurimit Publike thuhet se Ministria e Shëndetësisë anulon këtë aktivitetin të prokurimit në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 05 36 te datës 19.10.2020, raporton “Front Online”.

    Por, një vendim të tillë, të datës 19 tetor 2020, e kishte marrë ish-kryeministri Avdullah Hoti, me të cilin ndalonte procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga Ministritë dhe Agjencitë në varësi të tyre.

    Përndryshe, Ministria e Shëndetësisë kishte nisur një aktvitet prokurimi ku parashihej blerja e veturave zyrtare në vlerë prej 230 mijë euro nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

    “Për këtë procedure te prokurimit, AK Ministria e Shëndetësisë është e detyruar te beje anulimin e këtij aktivitet te prokurimit konform nenit 62 te LPP-së konkretisht paragrafit 2.2 te këtij neni citoj Neni 62 Përfundimi i Aktivitetit të Prokurimit 2.2. para hapjes së tenderëve, ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është bërë e nevojshme për shkak të ngjarjeve objektive dhe që mund të demonstrohen dhe ose arsyeve që janë jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe që nuk mund të parashikohen në kohën e inicimit të aktivitetit të prokurimit por kjo duhet të bëhet së paku tre (3) ditë para hapjes së tenderëve” thuhet në njoftim, raporton “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-koloneli Rrahman Sylejmani, pas gjetjes së armëve para dy ditësh në veri të vendit të cilat lidhen me sulmin në Banjskë, ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vënia në rrezik dhe luajtja bixhoz me aleancat e cenon mbrojtjen e Republikës së...
    Vip21 Nëntor 2024
    Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari ishte e ftuara e radhës në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku u ribashkua me moderatoren Arbana Osmani...
    Sport21 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në Basketboll ka regjistruar humbje të rëndë sonte ndaj Zvicrës. ‘Dardanët’ janë mposhtur nga kombëtarja helvete me rezultat 75-43....
    Lajme21 Nëntor 2024
    Egzon Pacolli, sekretar i Forumit Rinor të LDK-së në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin ka treguar se si e ka zbuluar skandalin...
    Vip21 Nëntor 2024
    Gjatë darkës së të nominuarëve, ka plasur debati mes Rovenës dhe Drenushës. Derisa Rovena po fliste për Vullnetin duke e akuzuar se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.