Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën për vaksinim, ku ka angazhuar figura publike, të cilat bëjnë thirrje pët vaksinim.
Në mesin e figurave publike është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, përmes së cilës, MSH po e përçon mesazhin për vaksinim, te qytetarët.
“Figura të njohura të publikut i janë bashkuar fushatës për vaksinim kundër COVID-19. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndryshe, në fushatën për vaksinim është parë edhe këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behlili.