×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Mbrojtjes/FSK dhe AKB nënshkruan memorandum bashkëpunimi

    FrontOnline
    25 Janar 2023

    Ministrisë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe z.Armend Mehaj Ministër dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, z.Agim Shahini – Kryetari i AKB-së sot më 23.01.2023 nënshkruan memorandum bashkëpunimi ndërmjet MM/FSK-së dhe AKB-së. Në aktin e nënshkrimit ishte i pranishëm Gjenerali z.Gëzim Hazrolli si dhe 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes tê Kosovës.

    Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes (MM) dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve ( AKB), ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor, qe promovon mbeshtetjen e bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbeshtetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.
    Është bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe gadishmerin për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.

    z.Agim Shahini- Kryetari i AKB-së falemnderoj Ministrin e Mbrojtjes z.Mehaj dhe Komandantin e FSK, për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në përgjithësi, dhe për hapat konkret të bashkëpunimit në të ardhmën që sot po nënshkruajmë ketë bashkëpunim. Njëherit ju përgezoj për punën që po e beni si Ministri e Mbrojtjes, ndersa ju si FSK cdo ditë e më shumë po na beni krenar si Ushtri e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si cdoherë e keni mbështetjen dhe përkrahjen tone.
    Një falemnderim i veqant shkon për të gjitha bizneset që sot janë pjesë e këtij memorandum bashkepunimi, të cilet ne momentin e pare qe kemi prezantuar ketë project e kane mbeshtetur dhe kane shprehur vullnetin dhe gadishmerin për ofrimin e zbritjeve nga ana e tyre në produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së.
    Në emër të AKB dhe bizneseve , zotohem ta mbështesim FSK-në me ofrimin e zbritjeve në produkte dhe artikuj ushqimorë dhe produktet dhe sherbimet vendore të tjera që ofrojnë bizneset përkatëse, për
    pjesëtarët e FSK-së, të cilët për përfitimin e këtyre zbritjeve duhet ta posedojnë kartelën ushtarake
    Ftojmë tê gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyes tê Kosovës që tê na bashkoheni nê ketë iniciativ pêr tê mbeshte Ushtrin e Republikës së Kosovës në ditë dhe ne fazen e dytë.

    z. Armend Mehaj- Ministër i Mbrojtjes, falemnderit mbeshtetjen e AKB për ketë iniciative e cila është ndihmë dhe respekt për FSK ndersa për neve është respekt dhe motive për të punuar edhe më shumë për vendin. Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike qe praktikojne ti mbeshtesin Ushtrin e vendit tyre. AK B dhe ju përfaqësues të Bizneseve edhe njeherë falemnderit shumë për gadishmerin dhe vullnetin e juaj .

    z. Gëzim Hazrolli – gjeneral i FSK ne emer të shtabit i falemnderit për këtë iniciative e cila është respekt dhe motive për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Keto momente janë emocione sepse na kujton edhe përiudhen e vitit 1998/99 qe ishte mobilizim i cdo personi për Ushtrin. Falemnderit dhe me këtë na beni te jemi edhe me të përgjegjshem si Ushtare. Falemnderit Ministrit per këtë iniciativ dhe juve si AKB për mbeshtetjen e juaj me keto biznese.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar familjen e Muharrem Rexhepit në Mitrovicë. Muharrem Rexhepi më 9 qershor të vitit...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka takuar kryetarin e Gastronomëve, Petrit Kllokoqi. Ai theksoj se në këtë takim diskutuan për...
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Vip13 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka marrë një vendim të ri dhe të rëndësishëm për karrierën e saj. Ajo ka vendosur të...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media tha se një kapitull i ri ka nisur për Kosovës,...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka bërë të ditur se mbrëmë ka qëndruar në Bllacë së bashkë me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.