×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministria e Jashtme e Rusisë: Po shtyhet ideja e Shqipërisë së Madhe

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Deklaratat për heqjen e kufijve që u bënë në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, kanë ushtuar deri në Rusi.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me deklaratat për heqjen e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë thënë se veprime të tilla paraqesin kërcënim real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

    “Teza rreth domosdoshmërisë së ‘fshirjes së kufijve’ midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të mos shkaktojë shqetësim. Ne do të dëshironim t’ju kujtojmë se Kosova (dhe kjo është konfirmuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara) është një pjesë integrale e Serbisë dhe një interpretim i lirë i parimit të integritetit territorial kur bëhet fjalë për një vend sovran nuk mund të kuptohet ndryshe nga sa si ndërhyrje në punët e saj të brendshme”, thuhet në një deklaratë të botuar në faqen e internetit të ministrisë ruse.

    Për ta, deklarata të tilla anulojnë përpjekjet që Kosova dhe Serbia ta gjejnë një zgjidhje me dialog.

    “Ekziston një përshtypje e qartë se Prishtina dhe Tirana, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e afrimit të tyre, vazhdojnë të shtyjnë vijën e Shqipërisë së Madhe pa marrë parasysh se çfarë fshehin planet e tyre… Veprime të tilla paraqesin një rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, theksohet në reagimin e ministrisë.

    Për deklaratat në mbledhjen e qeverive shqiptare, Rusia pret reagim nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian.

    Ditë më parë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë kishte reaguar për këtë çështje. Ata ia kanë dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkës. Në shënim ishte shprehur protestë në lidhje me deklaratat e dhëna gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë më 2 tetor në Tiranë.

    Serbia shprehu indinjatë ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për heqjen e kufirit me Kosovën.

    “Deklarata të tilla, të cilat nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe provincës serbe të Kosovës dhe Metohisë dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, janë një arsye e justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera në rajon të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhej në njoftimin e ministrisë serbe.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebookun e tij ka publikuar pamje nga Panairi i Librit, duke thënë se është një atmosferë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Bëhet...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj propozimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, që pas zgjedhjeve opozita ta ndan postim...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Bashkëshortja e të akuzuarit Kastriot Mehmetaj, I.B., tha se natën kritike të 21 nëntorit 2021 kishte shkuar tek familja e saj, por...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF ka thënë se s’duhet lejuar asnjë lëvizje që synon largimin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se është duke u përgatitur padi ndaj institucioneve që thotë se “nuk...
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjesti ka debatuar me Drilonin për shkak të Xhenetës. Pasi Driloni ia përmendi ‘trileqen’ Xhenetës, Gjestit i kishte ngelur ‘hatri’. Ky i...
    Vip14 Nëntor 2024
    Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Vullnetit dhe Rovenës. Vullneti i ka thënë Rovenës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.