Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurtit, lidhur me deklaratat e tij për bashkimin me Shqipërinë. Zakharova ka thënë se ndihet e shqetësuar lidhur me këtë çështje.
MPJ të Rusisë përmes një cicërimë në rrjetin social tëitter ka cituar zëdhënësen Maria Zakharova ku kjo e fundit tha se është e shqetësuar lidhur me deklaratat e Lëizjes Vetëvendosje për bashkimin kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Tutje, Zakharova kritikoi edhe shtetet perendimore ku htha se nuk ka reagim ndaj këtyre deklaratave të cilat ajo i quan provokime.
“Ne jemi të shqetësuar për retorikën gjithnjë e më radikale të përdorur nga shqiptarët e Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ne nuk shohim ndonjë reagim të shteteve perëndimore te shqiptarët e Kosovës ndaj këtyre provokime”, thuhet në cicërimën e MPJ së Rusisë.
?#Zakharova: We are concerned about the increasingly radical rhetoric used by #Kosovo Albanians after the Self-Determination Movement won an early parliamentary election. We do not see any reaction of the Kosovo Albanians’ Western sponsors to these provocations pic.twitter.com/u5E8ZWIqu3
— MFA Russia ?? (@mfa_russia) February 26, 2021