×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ministria e Infrastrukturës: Aneks kontrata 50 mijë euroshe për Urën e Badovcit për shkak të punëve të paplanifikuara

    FrontOnline
    05 Shtator 2024

    Ministria e Infrastrukturës ka dhënë rreth 50 mijë euro tender të negociuar për punë shtesë në Urën e Badovcit, ani pse punët në ndërtimin e kësaj ure janë në fazën fillestare, ditë më parë ka raportuar Front Online.

    Skandaloze/ Ministria e Hysen Durmishit jep edhe 50 mijë € tender të negociuar për Urën e Badovcit, kostoja shkon rreth 520 mijë €

    Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në OJQ-në “AVONET”, ka thënë për Front Online se dhënia e kontratës për punë shtesë për një projekt ende të papërfunduar është Shkelje e Ligjit ntë Prokurimit Publik dhe njëkohësisht vepër e rëndë penale.

    “Pos që është shkelje e rëndë e Ligjit të Prokurimit Publik, por është edhe një prej veprave më të rënda të keqpërdorimit të parasë publike. Kjo është një prej praktikave më të këqija të mundshme, të cilën vet Hysen Durmishi e ka kritikuar sa ka qenë në opozitë”, ka pohuar Gashi.

    Se për çfarë punë shtesë bëhet fjalë, portali Front Online ka dërguar pyetje tek Ministria e Infrastrukturës e cila udhëhiqet nga zv/ministri Hysen Durmishi.

    Nga Ministria janë arsyetuar se punët shtesë dhe të pa planifikuara kanë dalë gjatë implementimit të projektit në terren.

    “Bazuar në LPP dhe Rregulloren dhe Udhëzuesin për Prokurim Publik (RRUPP). Punët shtese dhe të pa planifikuara, kane dal gjatë implementimit të projektit në terren. Këto pune janë evidentuar dhe pranuar nga Menaxheri i Kontratës”.

    Tutje, në përgjigje thuhet se menaxheri i kontratës ka rekomanduar për formimin e një komisioni.

    “Sipas kërkesës së Menaxherit të Kontratës, zyrtari përgjegjës i prokurimit ka rekomanduar, formimin e një komisioni profesional me qellim të verifikimit dhe konstatimit të kërkesave. Sekretari i Përgjithshëm ka nxjerr vendim te posaçëm me të cilin ka autorizuar Komisionin Profesional, njëherit komisioni ka hartuar raport te detajuar lidhur me sasitë, para masën dhe parallogaritë e punëve shtesë dhe të paparapara, njëherit për te gjitha ndryshimet është kërkuar aprovimi nga kompania projektuese, para aprovimit te punëve shtese”, thuhet në përgjigje.

    Nga Ministria e Infrastrukturës thonë se nënshkrimi i kontratës për punë shtesë është në përputhje të ligjit.

    Sipas tyre, vlera e aneks kontratës nuk e tejkalon vlerën e kontratës bazë.

    “AK për nënshkrimin e Aneks Kontratës për punë shtesë në këtë projekt ka vepruar në përputhje të plotë me LPP Neni 35, ku Autoriteti Kontraktues mund të përdorë procedurat e negociuara pa publikimin e njoftimit të kontratës për të ushtruar aktivitetin e prokurimit vetëm në përputhje me këtë nen, andaj bazuar në Nenin 35 pika (i) për zbatimin ose ekzekutimin e shërbimeve ose punëve shtesë që nuk ishin përfshirë as në konceptimin fillestar të një projekti të punëve të dhënë më parë dhe as të paraqitura në kontratën përkatëse të punëve që është përmbyllur më parë, por të cilat, përmes rrethanave të paparashikuara, janë bërë të nevojshme për kryerjen e shërbimeve ose punëve të përshkruara në projektin ose kontratën e tille, si dhe Neni 35.2.4 (i) të mund të shfrytëzohet vetëm nëse (a) kontrata që i mbulon shërbimet ose punët e tilla shtesë ti ipet operatorit ekonomik që është duke i ekzekutuar shërbimet ose punët fillestare .

     Vlera e kontratës Baze: 468,522.95 Euro

     Aneks Kontrata: 46,283.38 Euro

     Vlera e Aneks Kontratës nuk tejkalon vlerën prej 10% të kontratës baze e qe është në përputhje me LPP”, thuhet në përgjigje.

    Punimet do të duhej të përfundonin për 125 ditë, pas 250 ditëve vetëm sa kanë filluar punimet

    Sipas deklaratave të zyrtarë të Ministrisë, punimet në Urë do të duhej të përfundonin brenda 125 ditëve. Por, tashmë kur kanë kaluar 250 ditë nga dhënia e kontratës dhe punët janë në fazë fillestare, është e çuditshme se si Ministria e Infrastrukturës është nxituar të jap kontratë tjetër për punë të shtesë në vlerë prej rreth 47 mijë euro, pikërisht të njëjtës kompani “Dreni Inginiering”./FrontOnline

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Hulumtime15 Tetor 2024
    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Aulona Konjuhi Qindra vetura zyrtare janë pajisur me targa civile gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak...
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Të tjera
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka shkruar lidhur me takimet e para të ndara që ka...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë pritur të martën (sot) për herë të parë nga shefja e...
    Sport03 Dhjetor 2024
    Mbrojtësi kosovar i Napolit, Amir Rrahmani vazhdon me performacën e shkëlqyer në elitën e futbollit italian. Kapiteni i Dardanëve bëri paraqitje mjaft...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar për letrën e ministres Gërvalla përmes së cilës kërkohet shtimi i hapësirave...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka kërkuar shefes së re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, që shteti i...
    Lajme03 Dhjetor 2024
    SBASHK ka njoftuar se sot Rrahman Jasharaj, Vjollca Shala dhe Ymer Ymeri janë takuar me ministren Arbërie Nagavci dhe zv/ministrin Taulant Kelmendi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.