×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Ekonomisë i kërkon Postës të anuloj vendimin për ndryshimin e koeficientit të pagave

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit i ka kërkuar Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientit të pagave.

    “Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nëpërmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, i ka dërguar shkresë Bordin e Përkohshëm të Postës së Kosovës, duke i bërë thirrje që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientëve të pagave. Ky veprim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është ndërmarrë sapo ka ardhur procesverbali nga mbledhja e Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, të mbajtur më 03.12.2020”, thuhet në njoftim.

    Sipas kësaj ministrie është e papranueshme që të rriten pagat në Postë nuk e njëjta nuk është duke qëndruar në gjendje të mirë financiare.

    “Ndryshimi i koeficientëve të pagave në këtë kohë, kur Posta e Kosovës nuk qëndron në gjendje të mirë financiare, është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet. Për më tepër, Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka sugjeruar më parë këtë ndërmarrje që të zvogëlojë pagat për 30% për pozitat e larta udhëheqëse”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Në ndërkohë lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe Posta e Kosovës. Në reagimin e tyre thuhet se pagha nuk i është rritur askujt.

    “Bordi i Përkohshëm i Postës, në kuadër të reduktimit të shpenzimeve ka planifikuar nivelin e ri të koeficientëve, duke filluar nga grada 17 e zyetarëve të lartë, deri te grada 1 tek punëtori i terrenit. Andaj, Bordi i Përkohshëm i Postës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë mundësi të filloi zbatimin dhe nivelin e ri të Biznes Planit për vitin 2021, pa e kthyer rregullsinë ku eprori paguhet më shumë se vartësi”, thuhej në reagimin e Postës.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili tha se për shkak të keqqeverisjes, sistemi...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha sot në kuvend se kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, shtretërit janë marrë nga...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke ngacmuar pushtetin për punët që kanë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka vlerësuar si shqetësuese paralajmërimet e ditëve të fundit lidhur me mundësinë e përjashtimit të Kosovës...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor. Kryeparlamentari Glauk...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk e ka parë aktakuzën për sulmin në Banjskë, dhe se sipas tij,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj F.H, i cili dyshohet për dy vepra penale “Kontrabandimi me migrantë” dhe “Mashtrimi”. Kërkesa...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.