Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se janë ndarë 50 milionë euro subvencione për fermerët për këtë vit.
Ai ka njoftuar se përmes këtij programi fermerët do ta kenë mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale.
Peci gjithashtu ka shkruar se duhet të kryhen procedurat ligjore të udhëzimit administrativ deri tek hapja e aplikimit.
“Me shpalljen e këtij programi vlera e përkrahjes vetëm në kategorin e subvencioneve për këtë vit arrin 50 milion euro. Ka ngelur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe procedurale të udhëzimit administrativ, deri tek hapja e aplikimit”, ka shkruar ai.