×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Arsimit-mediave: Raportojini rastet e dhunës në shkolla, mos u bëni pjesë e fajësisë

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    E nga kryeqyteti, Ministria e Arsimit ka reaguar ndaj dy video-incizimeve të publikuara nga IndeksOnline për rastet e dhunës në shkolla.

    Në një përgjigje të gjatë, Ministria e Arsimit shpreh shqetёsimin pёr prezencёn e dhunёs nё shkolla, pёrfshirё dhunёn ndёrmjet nxёnёsve dhe nё çfarёdo relacioni.

    “E dimё se dhuna ekziston si pasojё e rrethanave tё ndryshme sociale, ekonomike, kulturore, familjare e shoqёrore. Por qё secila hallkё institucionale duhet tё veprojё brenda rolit tё vet nё trajtimin e kёsaj problematike. Ne jemi hartues tё politikave, ku dhuna ёshtё sanksionuar dhe kemi krijuar sistem tё parandalimit dhe referimit tё saj. Mirёpo, veprimi karshi rasteve, bie nё nivel tё shёrbimeve komunale si zbatuese tё politikave Institucionale”, ka deklaruar këshilltarja e ministrit Likaj, Dielleza Kukaj.

    Kukaj e sheh të rëndësishme raportimin e këtyre rasteve.

    “E rёndёsishme ёshtё qё rastet tё raportohen nё instancat e duhura pёrgjegjёse. Kur rastet ndodhin nё shkolla, fillimisht duhet t’i trajtojё vetë shkolla dhe nё rast nevoje t’i referojё te shёrbimet e tjera, si mirёqenia sociale, shёndetёsia, policia, varësisht nga nevojat dhe fushat e pёrgjegjёsisё kundrejt tyre”.

    Ministria e Arsimit bёn thirrje që tё zbatohet legjislacioni nё fuqi pёr raportimin dhe veprimin e duhur, pёr t’i shmangur sjelljet devijante e tё rrezikshme pёr rritjen dhe zhvillimin e fёmijёve, pavarёsisht ku ndodhin ato.

    Kёshilltarja e ministrit thotё: “Sipas ligjeve nё fuqi, secili individ, qё i sheh dhe i njeh rastet, ka detyrim t’i raportojё ato dhe nё tё kundёrtёn, bёhet pjesё e fajёsisё dhe mund tё penalizohet. Fatkeqёsisht, ende kemi barriera sepse nuk ёshtё arritur niveli i duhur i ndёrgjegjёsimit pёr pёrgjegjёsitё ligjore ndaj raportimit dhe referimit tё dhunёs”, ka deklaruar Kukaj.

     

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.