Ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbaj sot konferencë për media lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë.
“Sot, 29 janar 2021, në ora 15:00 në Ministri të Shëndetësisë mbahet konferencë për media lidhur me situaten epidemiologjike rreth COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Aktualisht në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 59.304 raste nga 227.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.482 raste të vdekjes.
Në ndërkohë në 24 orët e fundit, janë shëruar 195 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.109./FrontOnline/