Gjatë së martës ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do ta vizitoj komunë e Gjilanit.
Fillimisht, ministri Zemaj do të pritet në takim në ora 13:00 nga i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Më pas vizitën e tij Zemaj do ta vazhdoj në Spitalin e Gjilanit ku edhe do të bëhet dorëzimi i rëntgenit mobil.
Sipas agjendës nga Ministria e Shëndetësisë, Zemaj do të qëndroj për vizitë edhe në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike.
Kurse në ora 14:30 do të ketë konferencë për media. /FrontOnline/