×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj i fton qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID tri ditë pasi vetë i shkeli ato

    FrontOnline
    27 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ftuar qytetarët që t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e COVID-19. Kjo thirrje e tij vjen tri ditë pasi u kritikua për një tubim që kishte mbajtur në Deçan.

    Ai vetë kishte postuar fotografi në rrjetin social Facebook e në të cilën shihet Zemaj në një tavolinë të madhe me dhjetëra aktivistë të LDK-së, pa maska e pa distancë.

    Ftesën e tij për zbatim të rekomandimeve për luftimin e COVID-19, Zemaj e bëri në një postim të ri në Facebook ku njoftoi për ditën rekord të testimeve. Të mërkurën u testuan 2325 persona, nga të cilët 12.9 për qind dolën pozitivë – 301 mostra.

    “Kërkoj nga secili që ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore. Ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e Covid 19. Bashkë ia dalim! Barte maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën!” ka shkruar ai.

    Pos LDK-së, në parafushatë edhe partitë tjera kanë shkelur masat anti-COVID. Të martën u raportua për mbledhjen e qindra personave në Skenderaj në fushatën e PDK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.