×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Zemaj dhe drejtori i Policisë po i përcjellin nga afër njësitet policore dhe inspektorët

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti sonte kanë qëndruar afër njësiteve të policisë.

    Ata qëndruan për disa orë së bashku me policët dhe inspektorët të cilët sipas njoftimit të Policisë së Kosovës po kryenin me përkushtim detyrat e caktuara, përfshirë edhe gjobat ndaj mos-zbatuesve të masave ndaj pandemisë, shkruan lajmi.net.

    “Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së pandemisë, Ministri Zemaj dhe u. d. drejtori Mehmeti kërkuan që të vazhdohet me ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj të gjithë shkelësve të vendimeve dhe masave që lidhen me COVID-19, ç’do herë duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.”, thuhet në njoftim.

    Ky është njoftimi i plotë:

    Sot në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Ferizaj, në orët e mbrëmjes u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë z. Armend Zemaj, dolën për ti përcjellë nga afër zyrtarët policorë dhe inspektorët sanitarë, të cilët sipas detyrës zyrtare po realizonin veprimet e përbashkëta në ndërmarrjen e masave ndaj pandemisë COVID-19.

    Ministri Zemaj dhe u. d. Mehmeti, qëndruan për disa orë së bashku me zyrtarët policorë dhe inspektorët, të cilët me përkushtim kryenin detyrat e caktuara, përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj mos zbatuesve të masave ndaj pandemisë.

    Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të përhapjes së pandemisë, Ministri Zemaj dhe u. d. drejtori Mehmeti kërkuan që të vazhdohet me ndërmarrjen e masave të menjëhershme ndaj të gjithë shkelësve të vendimeve dhe masave që lidhen me COVID-19, ç’do herë duke u bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

    Njëkohësisht Policia e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdojnë të kërkojnë nga qytetarët që të respektojnë dhe njëherit zbatojnë vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, sepse vetëm duke zbatuar masat e parapara mund të ndikohet në parandalimin e përhapjes së pandemisë, e që është në interes të shëndetit publik. /Lajmi.net/

        

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shihet së bashku me djalin e tij, duke shikuar ndeshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka bërë një diskutim të ndjerë me Kevinin për jetën e tij. Ai ka folur...
    Vip15 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti sonte ka pranuar një dron. “Krenar me ty”, shkruhej në dronin për Gjestin, përcjell Klankosova.tv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.