×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mustafa ofron mbështetje për fermerët në Dukagjin

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa sot ka takuar fermerët Pejës dhe Istogut për të parë nga afër punën e bujqve dhe dëgjuar kërkesat e tyre.

    Me këtë rast, ministri Mustafa ka thënë se të gjitha kërkesat e fermerëve do të inkorporohen në programin për zhvillim të bujqësisë.

    Ministri po ashtu premtoi se deri në javën e parë të shkurtit të gjitha pagesat e suvbvencioneve do të ekzekutohen për fermerët.

    Mustafa: Kritere të barabarta për grante dhe subvencione

     

    “Sot kam vizituar fermerët e Pejës dhe të Istogut për të diskutuar nevojat dhe kërkesat e tyre të cilat do t’i reflemtojmë në programet zhvillimore të ministrisë në vitin 2021. Po ashtu kjo vizitë ka për qëllim për të parë natyrisht edhe efektin e dyfishimit të subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë. Ndërsa, pjesën e mbetur që nuk kemi arritur ta realizojmë deri në fund të dhjetorit 2020 do të vazhdojmë nga java e parë e shkurtit që sa më parë t’i kenë fermerët dhe blegtorët mjetet në xhirollogaritë e tyre që viti 2021 të fillojë të jetë pika e kthimit të zhvillimit të bujqësisë në Kosovë…Kërkesat e bujqve ishin krijimi i kushte e të barabarta për grante dhe subvencione. I njoftova se bashkë ke bankën Botërore i tërë sistemi i aplikimit për grante ka filluar në sistem online për barazi, kushte dhe kritere të barabarta për të gjithë”, tha ai.

    Ndërsa, Nimon Rexhaj fermer nga Istogu ka kërkuar nga miministrin Mustafa zgjidhjen e problemeve në bujqësi, siç tha për kritere të barabarta për të gjithë fermerët për sa i përket aplikimit për grante dhe subvencione.

    Rexhaj: Kërkuam nga ministri zgjidhjen e disa problemeve në bujqësi

     

    “Diskutuam rreth cështjeve të planifikimeve afat gjate për zgjidhjen e problemeve në bujqësi. Falënderoj ministrin për vizitën dhe përkrahjen”, tha ai.

    Por pati fermerë që lavdëruan punën e ministrit Mustafa për mbështetjen e bujqve me subvencione të dyfishta.

    Fermeri Sadush Kabashi tha se i është mirënjohës ministrit Mustafa.

    Kabashi: Dyfishimi i subvencioneve ishte në kohën më të vështirë

     

    “I jam mirënjohës ministrit për vizitën në fermën tonë. Po ashtu jam mirënjohës për dyfishimin e subvencioneve në kohën më të vështirë pasi që kemi pasur telashe… nuk dyshoj që është ministri më i mirë deri tash”, theksoi ai.

    Fermerët e Dukagjinit kanë kërkuar po ashtu nga ministri në detyrë edhe kompensimin e dëmeve në bujqësi për çka Mustafa tha se janë në proces të pagesave.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se në vend se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut ta...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Policia në Han të Elezit ka arrestuar një 40-vkeçar i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prishtinës. 40-vjeçari po kërkohej për...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual ndërsa i lansonte. Kryeministri Albin Kurti dje e përmendi luftën...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.