Ministri i Financave Hekuran Murati, ka nënshkruar vendimin për opercionalizimin e masës 1.2 për mbështetjen e të punësuarve që formalizohen.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se “Për të gjithë të punësuarit e rinj që deklarohen në ATK prej periudhës tatimore korrik 2021 e tutje (që nuk figurojnë si të punësuar në deklaratën tatimore për periudhën qershor 2021), do të subvencionojmë kontributet pensionale në shumën 10% të pagës bruto për 12 muaj me radhë – deri më qershor 2022”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Miratimi i buxhetit te rishikuar hap rrugën për zbatimin e plotë të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.
Si rezultat i kësaj, sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e masës 1.2 për mbështetjen e të punësuarve që formalizohen.
Për të gjithë të punësuarit e rinj që deklarohen në ATK prej periudhës tatimore korrik 2021 e tutje (që nuk figurojnë si të punësuar në deklaratën tatimore për periudhën qershor 2021), do të subvencionojmë kontributet pensionale në shumën 10% të pagës bruto për 12 muaj me radhë – deri më qershor 2022.
Krejt çfarë punëdhënësit duhet bërë që të përfitohet nga subvencioni është që punëtorët e rinj të deklarohen në ATK duke filluar me deklaratën për periudhën tatimore korrik 2021 (nga 1 gushti e tutje).
Pas kësaj duhet plotësuar kërkesa për subvencionim në sistemin EDI të ATK-së duke listuar punëtorët për të cilët kërkohet subvencionimi.
Gjatë ditëve në vijim, ATK do të ofrojë udhëzuesin e detajuar, si dhe qasjen në formularin për aplikim në EDI.