×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri Murati: Ekonomia e Kosovës ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës

    FrontOnline
    29 Korrik 2023

    Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, ka thënë këtë të shtune se “për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës”.

    Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se duke iu referuar shifrave zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës, “në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404 mijë e 965 vende pune aktive”.

    “Kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë”, mendon ai, përkundër se ka pasur kritika të vazhdueshme nga njohësit e ekonomisë për politikat ekonomike të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

    Ndërkaq, ministri Murati potencoi se “punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi”.

    Tutje, ai përmendi edhe disa masa të punësimit.

    “Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar; Mbështetja e punësimit të grave; Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; Mbështetja e zanateve; Mbështetja e start-ups; Superpuna”.

    Përveç këtyre, siç tha ai “masave direkte”, theksoi se “gjithashtu kemi shtuar subvencionet në bujqësi, mbështetur kreditë investive për prodhuesit, filluar shkollimin dual, dhënë bursa për studime në STEM, shpërndarë voucher për kurse në IT”.

    “Si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës”.

    “Punë dhe Drejtësi!”, përfundoi ai, duke iu referuar premtimit që Lëvizja Vetëvendosje e kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, për të cilin është akuzuar nga opozita dhe shoqëria civile se nuk e ka zbatuar në qeverisje.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ,...
    Lajme11 Janar 2025
    Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë. Në një postim në Facebook,...
    Lajme11 Janar 2025
    Altin Krasniqi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me kandidatët e tjerë për Kuvendin e Kosovës, zhvilluan...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka thënë se gjatë momentin kur Sarës po i shfaqej rrëfimi i saj,...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Lajme11 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës mbrëmë e ka mbajtur mbledhjen e 244-të, e cila u zhvillua në formë elektronike. Në njoftimin e lëshuar për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.