
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se privatizimi i Telekomit të Kosovës do të sjellë vetëm benefite për qytetarët e Kosovës.
Duke folur në edicionin e lajmeve në RTK, Lluka është shprehur “Ne mendojmë që Privatizimi është rruga e duhur, është praktikë ndërkombëtare e botës së zhvilluar, kështu të rritet vlera dhe dividentat. Paralelisht është duke u ristrukturuar Telekomi. Interesimi ynë është që të tërheqim brendet e njohura ndërkombëtare”. Ai ka thënë se privatizimi nuk do të ndodhë në kohën kur Kosova ka qeveri të dorëhequr.