Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, është kërcënuar sot nga sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.
Këtë e ka konfirmuar për FrontOnline, vet ministri Krasniqi.
“Po jam kërcënuar, rastin e kam lajmëruar në polici dhe aktualisht jam me ta”, ka thënë ai.
Ai nuk ka dhënë më tepër detaje duke thënë se është i zënë./FrontOnline/