×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri italian: Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë vendimtare nga koronavirusi

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, ka thënë se 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për luftën kundër COVID-19 në Itali.

    “Kurba e infektimit po stabilizohet”, i tha Speranza, gazetës së përditshme La Stampa.

    “Është ende herët për të thënë por ka arsye për të menduar se masat e fundit po japin disa rezultate”.

    “Shtatë deri në 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, ka thënë më tej ai, shkruan agjencia e lajmeve ANSA.

    Ndryshe, në fillim të këtij muaji, qeveria italiane ka prezantuar një sistem me tri nivele të kufizimeve bazuar në rrezikun nga COVID-19 të një rajoni: të verdhë, portokalli dhe të kuqe.

    Në fundjavë, Campania dhe Toskana u futën në bllokim pasi u futën në zonat e kuqe me rrezik të lartë, duke u bashkuar me Kalabrinë, Lombardinë, Piemonte dhe Val d’Aosta, plus provincën autonome të Bolzano.

    Abruzzo, Umbria, Basilicata, Liguria, Puglia, Sicilia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia dhe Marche janë zona portokalli dhe përballen me kufizime më pak të rrepta.

    Pjesa tjetër e vendit është me rrezik të moderuar – të verdhë – edhe pse Basilicata ka mbyllur shkollat e saj deri në 2 dhjetor dhe Abruzzo duket se do të shkojë në bllokim.

    Speranza gjithashtu tha se ai nuk pret që vaksinimi masiv për COVID-19 të ndodhë deri në gjysmën e dytë të vitit 2021./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar një grup kriminal prej 18 personash që ka tregtuar në...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    I janë kthyer paratë shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, të cilat ato i kishte dorëzuar në stacionin policor një 41-vjeçar nga Podujeva,...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Kryetari i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me seancën që do të mbahet ditën e martë...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur një tender në vlerë 10 mijë euro për blerje të hapësirës mediale në TV Nacionale....
    Sport18 Nëntor 2024
    Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që partitë kosovare po e zhvillojnë me diasporën në Gjermani. Rohde...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar sërish, për grantet nga 100 mijë eurosh që Ministria e Bujqësisë ia dha Blerim Pacollit,...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dy ish konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i edicionit të kaluar, dhe Atilla Kardesh nga edicioni i...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk mund të bëjë Asociacion të komunave serbe të Kosovës, pasi sipas tij kjo nuk është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.