×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri i Tregtisë po e pret reagimin e Serbisë, Kosova mund ta shqyrtojë zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Kosova do ta shqyrtojë zbatimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, në rast se Serbia vazhdon ta shkelë atë. Kështu ka paralajmëruar në një prononcim për Gazetën Express, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

    MTI po kërkon që Serbisë t’i bëhet presion për ta zbatuar marrëveshjen e CEFTA-s. Në pritje, ministri i këtij dikasteri, Vesel Krasniqi, ka paralajmëruar se do të marrin masa në rast se Serbia vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje.

    Për shpërfilljen e vazhdueshme të kësaj marrëveshjeje nga ana e Serbisë, Krasniqi ka thënë pë se i është ankuar edhe drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz Calavera, ndërsa tha se është në pritje edhe të përgjigjes së drejtorit të CEFTA-s, Emir Gjikiq. Ministri Krasniqi tha se Calavera dhe Gjikiq janë zotuar se do të bëjnë presion te pala serbe për ta respektuar këtë marrëveshje.

    “Unë i kam ngritur shqetësimet e mia për moszbatim të marrëveshjes së CEFTA-s nga ana e Serbisë. Gjithashtu, këto shqetësime i kam ngritur edhe në takimin me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe u zotuan se do të bëjnë presion te pala serbe”, ka thënë Krasniqi.

    Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi “UNMIK-Kosovo” të hiqet dhe të zëvendësohet vetëm me “Kosova”. Mallrat e importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s, në shtetin e Kosovës, gjithashtu duhet të hyjnë duke përmbajtur shenjën e konfirmitetit (CE), të vendosur në produkte. Përmes kësaj shenje, prodhuesi tregon se produkti është në konformitet i vlerësuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Por, Krasniqi thotë se mallrat e Serbisë nuk e kanë shenjë. Po ashtu, ministri tha se ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.

    Krasniqi ka paralajmëruar se nëse Serbia vazhdon të mos e vendos këtë shenjë në produkte, Kosova do ta shqyrtojë zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s.

    “Ne daklaruam se nëse shteti serb vazhdon të vendos barriera për bizneset tona me mallrat e tyre që kalojnë transit nëpër Serbi dhe nëse nuk e respektojnë marrëveshjen e CEFTA-s për vendosjen e shenjës së konformitetit, në të ardhmen do të vendosim vetë si shtet për zbatimin e kësaj marrveshjeje… Jemi në pritje të përgjigjes së CEFTA-s”, ka deklaruar Krasniqi për Express.

    CEFTA është marrëveshje ndërkombëtare e themluar nga Bashkimi Evropian për ta lehtësuar qarkullimin e mallrave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Në CEFTA, Kosova është anëtarësuar në vitin 2007 me nënshkrim të shefit të atëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker – meqenëse Kosova s’e kishte zgjidhur ende statusin e vet. Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, hyjnë edhe vendet tjera të rajonit si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.