Kosova ka fituar medaljen e parë në Kampionatin Evropian në karate që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Karatisti nga Kosova, Herolind Nishevci fitoi medaljen e bronztë duke u renditur i treti mbrapa Jonathan Horne nga Gjermania dhe Slobodan Bitević nga Serbia, në kategorinë +84 kilogram.
Medaljen për Herolind Nishevcin e ndau minstri i Rinisë dhe Sportit i Serbisë, Vanja Udovičić.
Kujtojmë që karateistja kosovare, Fortesa Orana u mund në luftën për medaljen e bronztë nga grekja, Elena Chatziliadu, e pesta në renditjen olimpike.