Ministri i Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate Vesel Krasniqi, ka komentuar shkurtë zhvillimet që po ndodhin në shtëpinë e Jakup Kransiqit në Velani të Prishtinës.
Teksa e quan bac, ministri Krasniqi thotë se krenohet me veprat e ish-kryeparlementarit Jakup Krasniqi.
“Krenohemi me veprat dhe sakrificen e bacit Jakup !
Kemi qenë, jemi dhe do të jemi me ty baci Jakup!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Valon Hasani, ka deklaruar se aktakuza e Speciales është konfirmuar si dhe paralajmëron transferimin e Jakup Krasniqit në Hagë.