×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: SHBA dhe BE të veprojnë kundër Serbisë

    FrontOnline
    02 Tetor 2023

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka deklaruar në seancën e Parlamentit shqiptar se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri të Kosovës është një kërcënim për vetë Evropën. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të veprojnë tani për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosovës.

    “Sulmi është një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë me pasoja direkte për Evropën tonë të përbashkët. Vrasja e një polici në krye të detyrës e bën më të dhimbshëm dhe më tragjik këtë akt agresioni. Mbështetja dhe solidariteti ynë shkon për popullin dhe shtetin e Kosovës që sot po përballen me tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Republikën e Kosovës. Ndërkohë që bëhen përpjekje për të ndërtuar një të ardhme evropiane të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, u shpreh Hasani gjatë fjalës së tij në Kuvend.

    Ai bëri apel që autorët dhe organizatorët e këtij sulmi të vendosen përpara drejtësisë për mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

    “Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren sa më shpejt përpara drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të situatës me pasoja të pakthyeshme. Qetësimi dhe depërshkallëzimi i situatës tani është kyç dhe e vetmja rrugë përpara. Duke shpallur ditë zie për agresorët Beogradi zgjodhi t’i fryjë zjarrit të një konflikti të armatosur”, theksoi Hasani.

    Për këtë arsye, ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar se “ky është momenti që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të veprojnë qartë dhe në mënyrë të vendosur nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës”./Rtsh

    Nga Rubrika
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi, ka folur për “Front Online” pas raportimeve se Fatmir Limaj nga NISMA mund të propozohet për kryetar...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar vendosjen e masës së përkohshme për konstituimin e Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka vlerësuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Negociatorët izraelitë dhe amerikanë kanë vendosur të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në kryeqytetin e Katarit, Doha, me Uashingtonin që...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në përpjekjen e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para skadimit të afatit kushtetues, pritet që ambasadorë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.