Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel nesër do të vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet nga ministrja Donika Gërvalla, me fillim nga ora 12:40.
“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, pret nesër në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, z. Xavier Bettel”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Tutje, në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se pas takimit, do të mbahet konferenca për media.