Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, është infektuar me koronavirus.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
“Të nderuar, unë do të doja t’ju informoja se pavarësisht respektimit të rreptë për masat që unë merrja për të mbrojtur njerëzit rreth meje që nga fillimi i pandemisë, sonte unë mora rezultatin pozitiv për COVID- 19”, ka shkruar ndër të tjerash Spasovski në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.
Spasovski ka thënë se ka simptoma të lehta, por që do të vetizolohet në shtëpi.
Ai ka bërë apel te qytetarët që të kujdesen dhe t’i respektojnë masat.
Theksojmë se vetëm në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 vdekje nga koronavirusi dhe 247 raste të reja.