Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ramë Likaj, deklaroi sot se është interes shtetëror dhe me rëndësi për të ardhmen që dyert e shkollave të mbeten të hapura.
Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë situatë pandemike, në shumë shkolla në Kosovë, janë angazhuar edhe prindërit dhe komuniteti për të mbajtur ato hapur për fëmijët tanë.
“Është kënaqësi e veçantë, kur njerëz të vullnetit të mirë ndihmojnë shkollat dhe fëmijët tanë në forma të ndryshme. Bota është në luftë me COVID-19, pra edhe arsimi, dhe në këtë luftë secili mund të ndihmojë. I falënderoj nga zemra të gjithë ata që po japin kontributin e tyre”, ka shkruar Likaj.