Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, i cili sapo ka marrë detyrën e tij si ministër i Jashtëm, pas dorëheqjes së Dmytro Kulebas rreth një javë më parë.
Në postimin e tij në platformën X, ministri Hasani thotë se i ka shprehur mbështetjen e tij të plotë homologut ukrainas.
“E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese”.
“Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, ka shkruar ministri Igli Hasani.
Had a phone call today with my Ukrainian counterpart, @andrii_sybiha. I warmly congratulated him and expressed my full support as he steps into his role during these challenging times.
Reaffirmed Albania’s unwavering commitment to Ukraine’s territorial integrity, sovereignty,… pic.twitter.com/9d1LndLnFq
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 10, 2024