Në konferencën e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm grek Dendias u diskutuan një sërë problemesh që prekin të dy vendet, si minoriteti grek në Shqipëri, çështja e detit apo edhe shqiptarët që punojnë në Greqi.
Gjithashtu, ministri grek ju ankua kryeministrit shqiptar për çështjen e Turqisë, por nuk mori një përgjigje nga kreu i qeverisë.
“Një tjetër vend i rajonit tonë, që është ende kandidat për BE-në nuk po lëviz në këtë drejtim, madje po lëviz në drejtim të kundërt. I referohem këtu fqinjit tonë Greqisë. Ajo vazhdon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE, qoftë politike dhe qoftë ekonomike.
I kam dërguar shkresë Komisionarit të Zgjerimit, duke theksuar se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë”, deklaroi ai.
Në fund të konferencës për mediat dëgjohet Rama që thotë ‘faleminderit’ në gjuhën greke dhe atë turke. ‘Efkaristo dhe Ejvallah”.