×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri francez: BE-ja dhe SHBA-ja, larg arritjes së marrëveshjes për tarifat

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ende janë larg që të arrijnë një marrëveshje për tarifat, tha ministri francez i Ekonomisë më 24 prill, teksa blloku po synon të gjejë një shtegdalje nga tensionet tregtare me Uashingtonin.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj shumicës së partnerëve tregtarë dhe ka vendosur tarifa më të larta ndaj importeve të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilave.

    BE-ja nuk është kursyer nga tarifat, por tarifat më të larta të vendosura ndaj mallrave të bllokut janë pezulluar për 90 ditë. Por, ky pezullim do të skadojë në fillim të korrikut.

    “Ne nuk do ta fshehim faktin që ende ka shumë rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje”, tha ministri francez i Ekonomisë, Eric Lombard, gjatë një prononcimi për gazetarë në margjinat e takimeve në Uashington të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

    Megjithatë, ai tha se bisedimet me zyrtarët amerikanë ishin të mira.

    Ai tha se gjatë kësaj jave është takuar me drejtorin e Këshillit Kombëtar Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset, sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, dhe atë të Thesarit, Scott Bessent.

    Lombard theksoi se homologët e tij kanë dëshirë “që të lëvizet përpara sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke shtuar se evropianët janë përshkruar si miq dhe aleatë, në kontekstin e këtyre bisedimeve.

    Por, Lombard tha se pret “ulje dhe ngritje” në negociatat e palëve.

    Trump fillimisht ka vendosur tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të BE-së. Më pas, blloku evropian ishte pjesë e tarifave reciproke të Trumpit, me 20 për qind tarifa. Këto tarifa reciproke goditën shumicën e partnerëve tregtarë të Uashingtonit. /REL

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë dhe siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj....
    Lajme30 Maj 2025
    Kurti ia bën për hair kandidaturën për mandat të dytë Bulliqit, “vështirë të gjendet komunë me kaq investime” Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur...
    Lajme30 Maj 2025
    Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është i gatshëm që përsëri t’ia mësyjë garës për kryetar të Komunës së Podujevës....
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    Sport30 Maj 2025
    Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold. Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.