Me të marrë detyrën si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kthyer flamurin e shtetit të Kosovës, në zyren e tij.
Ky flamur ishte hequr nga ministri i kaluar i kësaj ministrie, Goran Rakiç.Këtë e bëri të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.
Ai e ka uruar Krasniqin për marrjen e detyrës së re, të ministrit në qeverinë Kurti II.
Postimi i plotë nga Fitim Haziri:
Sot, e vizitova Elbertin dhe i urova punë të mbarë në marrjen e detyrës si ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal!
Më ra në sy vendosja e flamurit shtetëror, në vendin që e thotë ligji, i cili ishte hequr nga paraardhësi i tij nga lista serbe, në qeverinë e kaluar.