Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Harullah Çeku e ka vizituar gjatë ditës së sotme klubin e Kosovës në xhudo.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka, raporton FrontOnline.
Çeku së bashku me zëvendës-ministren, Daulina Osmani ka vizituar xhudistët e Kosovës para Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Postimi i plotë i Kukës në “Facebook”:
“Vizitë e befasishme por e këndshme e Ministrit Hajrulla Çeku dhe ZvMinistres Daulina Osmani!
Biseduam për garat dhe aktivitetet e ardhshme të xhudos në veçanti për udhëtimin drejt Lojërave Olimpike!
Sporti si imazhi pozitiv më i fuqishëm i shtetit tonë do vazhdoj të bëj krenar çdo shqiptar kudo në Botë!“./FrontOnline/