-->
×
  • Sport
  • Sport

    Ministri Çeku flet për rastin e Agim Ademit dhe procesin e licencimit të FFK-së

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    I ftuar sonte në emisionin Pressing në Televizionin T7 është Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    Ndër tjera, Çeku foli edhe për rastin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit dhe për procesin e licencimit të kësaj federatae.

    Ai tha se rasti i Ademit nuk ka të bëjë me të, teksa shteti duhet të ketë një aktgjykim të formës së prerë për t’i thënë që nuk mund të vazhdosh në këtë pozitë udhëheqëse.

    “Nuk ka të bëj fare me detyrën time arrestimi i Agim Ademit. Është cështje e gjyqësisë. Një aktakuzë që kishte Ademi një kohë të gjatë u shpall e mbyllur, ra si aktakuzë. Sapo mbaroi ajo histori u hap një tjetër. 48 orë dallim. Çështja e Agim Ademit dhe pika ku lidhet me Ministrinë e Sportit është licencimi i FFK-së. Me udhëzimin tonë të ri administrativ ku kemi vendosur standarde më të lartaNe kemi pasur komunikim me FIFA-n dhe UEFA-n për rastin që u mbyll tani. FFK-ja e kamiratuar një statut të ri. Licencimi nuk është vetëm për federatën, por edhe për të gjitha klubet. Ky proces është në shqyrtim, por ende nuk ka përfunduar. Rasti i ri i Ademit tani është në fazën fillestare. Organizatat sportive kanë kodet etike. Standardet e etikës janë vet anëtarësia që duhet me i apliku. Shteti duhet me u bazu, me e marrë një aktgjykim të formës së prerë që është dënues edhe me i thënë që ti nuk mundesh me qenë kryetar i federatës, nuk të licencojmë ose ta revokojmë licencën”, tha Çeku.

    Kujtojmë se kryetari i FFK-së, Agim Ademi është në arrest shtëpiak për 30 ditë, mes dyshimeve për keqpërdorim të buxhetit të FFK-së dhe shmangies së tatimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”  nga...
    Lajme21 Gusht 2025
    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babit të tij, e cili është realizuar në muajin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Sonte në arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Europa League,...
    Vip21 Gusht 2025
    Xhensila Myrtezaj po vazhdon suksesshëm turin e koncerteve të saj muzikore pas një vere në të cilën ishte shumë e komentuar e...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi në 8-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një shkrimi të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi sot se kjo parti dorëzoi një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e vendimit të Zyrës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër dy personave me inicialet A.T. dhe V.H., për veprën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë pranuar 144,337 aplikime përmes platformës e-Kosova për gjashtë ditët e para...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.