Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Kuqi ka shkruar në Facebook se do të vazhdojë punën nga shtëpia.
“Të nderuar qytetarë, pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia. Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar Kuçi.