×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Abrashi: Mirëmbajtja teknike e automjeteve, ngrit sigurinë në komunikacion

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me Inspektoratin e ministrisë dhe Policinë e Kosovës, sot ka përcjell nga afër inspektimin e automjeteve të rënda të transportit rrugor.

    Abrashi tha se aksione të tilla bëhen vazhdimisht dhe kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në komunikacion.

    “Jemi sot këtu për të përcjell nga afër aksionin e përbashkët, i cili po realizohet në mes të Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve të MI-së, e që ka të bëjë me inspektimin e automjeteve të rënda të transportit rrugor. Aksione të tilla realizohen në vazhdimësi, kësaj here jemi në dy pika, në rrugën nacionale Prishtinë – Ferizaj dhe në Prishtinë – Mitrovicë. Ne si Ministri e Infrastrukturës, së bashku me Policinë e Kosovës kemi ngritur edhe një grup të përbashkët punues për të identifikuar vendet që paraqesin rrezikshmëri të lartë në komunikacionin rrugor. Edhe qëllimi i këtij aksioni i cili po zhvillohet që nga fillimi i javës është në kuadër të ngritjes së sigurisë në komunikacion”, tha ministri Abrashi.

    Abrashi theksoi se edhe gjendja teknike e automjeteve ndikon në ngritjen e sigurisë, duke apeluar te qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion. Ministri ka treguar po ashtu se për vitin e ardhshëm është planifikuar me buxhet edhe blerja e një kontrolle teknike mobile.

    “Ne po ndërtojmë rrugë por edhe gjendja teknike e automjeteve është faktor në rritjen e sigurisë, pra edhe faktori njeri janë elemente që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore. Meqenëse shumë shpjetë hyjmë në sezonin e dimrit, nga këtu bëjë thirrje për të gjithë ngasësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut, të mirëmbajnë teknikisht automjetet e tyre dhe të kenë kujdesin e shtuar në komunikacion. Kemi planifikuar edhe një kontroll teknike mobile, që të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion. Bashkëpunimin institucional që pashë sot, na jep kurajo që të vazhdojmë fuqishëm të investojmë në sigurinë rrugore që të kemi rrugë më të sigurta dhe me pak aksidente”, tha Abrashi.

    Ndërsa, Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, tha se ky aktivitet i përbashkët është i fokusuar te faktori automjet, duke i kontrolluar automjetet në aspektin teknik, për ta rritur sigurinë në komunikacion.

    Drejtori i Inspektoratit, Çerkin Dukolli, tha se të gjitha angazhimet po bëhen në ngritjen e sigurisë në komunikacion në mënyrë që të kemi rrugë më të sigurta dhe sa më pak aksidente. /

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual. Ramosaj ka shkruar se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së ka publikuar...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.