Zëvendës kryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi si dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu kanë kërkuar nga zyra e kryeministrit lirimin nga detyra pasi që sot do të japin betimin për mandatin e deputetit.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku e cila tha se lirimi i tyre është bërë pasi sot do të betohen për mandatin e deputetit në legjislaturën e VIII-të, në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, nga detyra janë liruar edhe zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Tahiri si dhe ministri në detyrë i Bujqësisë Besian Mehmeti.