Të hënën është paralajmëruar takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE’së me Josep Borrell dhe temë diskutimi do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet nesër me ministrat e Punëve të Jashtme të BE’së ku do të diskutohet për politikat e përbashkëta europiane në arenën ndërkombëtare.
Takimi do të mbahet në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme, ndërsa kjo është agjenda e plotë e takimit.
1. Marrëdhëniet aktuale
2. Dialogu Beograd-Prishtinë
3. Bjellorusia
4. Rusia
5. Amerikane Latine dhe Karaibet