inistrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel të enjten dhe të premten për të vazhduar planifikimin për Samitin e ardhshëm në Hagë dhe për të diskutuar çështje urgjente të sigurisë.
Duke iu drejtuar mediave një ditë më parë, shefi i Aleancës Veri-Atlantike, Mark Rutte theksoi rritjen e investimeve në mbrojtje si një pikë kyçe të agjendës dhe kritike për suksesin e ardhshëm të Aleancës. “Ne do të fokusohemi në forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, tha ai dhe shtoi se ky “është themeli mbi të cilin u ndërtua NATO dhe mbetet prioriteti ynë numër një”.
Rutte mes tjerash foli edhe për rëndësinë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor duke përmendur vetë trupat e NATO-s që ndodhe në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
“Sigurisht që stabiliteti dhe situata në Ballkanin Perëndimor janë një preokupim i madh, prandaj NATO është e pranishme si në Kosovë ashtu edhe në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Rutte sot në konferencë për media.