×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministra e Arsimit i jep tender 1 milionë euro për furnizim me inventar shtypshkronjës “Blendi”

    FrontOnline
    03 Nëntor 2021

    Ministra e Arsimit e ka shpërblyer me tender mbi 1 milionë euro për furnizim me inventar “Ndërmarrjen Tregtare Grafike Blendi”, e cila bazuar në të dhënat e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës (ARBK) si aktivitet të saj primar, sekondar, por edhe në aktivitete tjera e ka shtypjen, raporton “Front Online”.

    Bazuar në të dhënat e publikuara në platformën online të Prokurimit Publik shihet se në këtë proces prokurimi i cili është i ndarë në dy lote kanë aplikuar disa kompani e ku nga komisioni vlerësues ofertat e “Ndërmarrjen Tregtare Grafike Blendi”, janë cilësuar si më të favorshme ekonomikisht, raporton “Front Online”.

    Për lotin e parë kompania në fjalë ka ofertuar me 846 mijë e 975 euro, deri sa për lotin e dytë po ashtu kompania e njëjtë ka ofertuar me 245 mijë e 855 euro.

    Raporti i vlerësimit për kompaninë “Mobelland”

    Sipas raportit të vlerësimit të komisionit vlerësues ofertat e kompanisë “Mobelland” është vlerësuar i papërgjegjshëm pasi që sipas komisionit vlerësues kompanisë e njëjta nuk ka plotësuar shumë kritere të vendosura në dosje te tenderit.

    Sipas komisionit tenderi është administrativisht i  papërgjegjshëm për arsye se:

     

    • Nuk i ka përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit.
    •  Nuk e ka plotësuar dhe nënshkruar si duhet formularin e paraqitjes së tenderit.
    • Nuk i ka përmbushur kërkesat e vlefshmërisë së tenderit.
    • Nuk i ka paraqitur numrin e mjaftueshëm të kopjeve të kërkuara.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e cila identifikon nënkontraktuesit e zgjedhur për aktivitetin relevant te prokurimit.
    • Nuk e ka paraqitur një deklaratë të qartë se të gjithë anëtarët e grupit janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për përmbajtjen e tenderit të grupit dhe, në rast se grupit i është dhënë kontrata, performancen e kontratës.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e nënshkruar nga secili anëtar, e cila konfirmon pjesëmarrjen e tyre në grup dhe se ata nuk marrin pjesë ne mënyre individuale dhe/apo në ndonjë grup tjetër pjesëmarrës në procedurën e njëjtë të prokurimit.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e nënshkruar nga të gjithë anëtaret e grupit e cila autorizon partnerin udhëheqës  të veproj në emër të grupit.
    • Partneri nuk i ka përmbushur kërkesat e përshtatshmërisë.

    Etj…

    Raporti i vlerësimit për konsurciumin “Stublla & Groweco”

    Më tutje në raportin e vlerësimit për konsurciumin “Stublla & Groweco” thuhet se tenderi i juaj është administrativisht i  papërgjegjshëm për arsye se:

    • Nuk i ka përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit.
    • Nuk e ka plotësuar dhe nënshkruar si duhet formularin e paraqitjes së tenderit.
    • Nuk i ka përmbushur kërkesat e vlefshmërisë së tenderit.
    • Nuk i ka paraqitur numrin e mjaftueshëm të kopjeve të kërkuara.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e cila identifikon nënkontraktuesit e zgjedhur për aktivitetin relevant te prokurimit.
    • Nuk ka paraqitur një deklaratë të qartë se të gjithë anëtarët e grupit janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për përmbajtjen e tenderit të grupit dhe, në rast se grupit i është dhënë kontrata, performancen e kontratës.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e nënshkruar nga secili anëtar, e cila konfirmon pjesëmarrjen e tyre në grup dhe se ata nuk marrin pjesë ne mënyre individuale dhe/apo në ndonjë grup tjetër pjesëmarrës në procedurën e njëjtë të prokurimit.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e nënshkruar nga të gjithë anëtaret e grupit e cila autorizon partnerin udhëheqës  të veproj në emër të grupit;
    • Mungon deklarata me shkrim për mallrat e ofruara (në ekzekutim) të cilat do të janë

    në përputhje me EN & ISO standardet mbi specifikacionet teknike të përmendura në Aneksin 1 të dosjes së tenderit.

    • Mungon deklarata mbi garantimin e produkteve së paku 24 muaj nga pranimi. Deklaratë me shkrim –  origjinal i nënshkruar dhe vulosur dhe i ngritur me skanim në sistem nga  OE mbi garantimin e produkteve së paku 24 muaj nga pranimi i tyre.
    • ..

    Raporti i vlerësimit për kompaninë “Dashmir Limaj”

    Më tutje në raportin e vlerësimit për kompaninë ”Dashamir Limaj”, thuhet se tenderi i juaj është administrativisht i  papërgjegjshëm për arsye se:

    • Nuk i ka përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit.
    • Nuk e ka plotësuar dhe nënshkruar si duhet formularin e paraqitjes së tenderit
    • Nuk i ka përmbushur kërkesat e vlefshmërisë së tenderit.
    • Nuk i ka paraqitur numrin e mjaftueshëm të kopjeve të kërkuara.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e cila identifikon nënkontraktuesit e zgjedhur për aktivitetin relevant te prokurimit.
    • Nuk e ka paraqitur një deklaratë të qartë se të gjithë anëtarët e grupit janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për përmbajtjen e tenderit të grupit dhe, në rast se grupit i është dhënë kontrata, performancen e kontratës.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e nënshkruar nga secili anëtar, e cila konfirmon pjesëmarrjen e tyre në grup dhe se ata nuk marrin pjesë ne mënyre individuale dhe/apo në ndonjë grup tjetër pjesëmarrës në procedurën e njëjtë të prokurimit.
    • Nuk e ka paraqitur deklaratën e nënshkruar nga të gjithë anëtaret e grupit e cila autorizon partnerin udhëheqës  të veproj në emër të grupit.
    • ..

     Më tutje në raportin e siguruar nga “Front Online” thuhet se Grup i Operatorëve Ekonomik   “IBM” SH.P.K, “Majlinda Bajraktari” B.I, “Elbasan Alidemi” B.I, si dhe “INFINITT”  SH.P.K, Fabrika e Mobilieve Standard në Malishevë, Fabrika e Mobilieve “Graniti” në Suharekë, “Osa –Termosistem”, “Oni Design” kaë ofertuar me çmim më të lartë se sa Operatori i rekomanduar për kontratë “Me keqardhje ju njoftojmë se tenderi i paraqitur nga ana juaj nuk qe i suksesshëm, ngase tenderi juaj nuk qe tenderi me çmimin më të ulët në mesin e tenderëve që plotësonin kërkesat e dhëna në njoftimin e kontratës dhe në dosjen e tenderit” thuhet në raport. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka lëshuar sot ‘bombën’. Ajo ia tregoi Gjestit planin e saj për ta...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.