×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari, tregon se a kanë folur me Xhavit Halitin për ta votuar Osmanin për Presidente

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në një prononcim për klankosova.tv ka bërë të ditur se nga kjo parti nuk kanë pasur kontakte me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitin, në mënyrë që ta sigurojnë votën e 80-të për kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmanin.

    “Nuk kemi kontaktuar me Xhavit Halitin, kushdo që nuk ka qenë dje në sallë dhe ka qenë jashtë Kosovës, tanimë e ka kohën e mjaftueshme që të vijë në Kuvendin e Kosovës dhe të marrë pjese në seancë, në mënyrë që mos ta dërgojmë vendin përsëri në zgjedhje”, ka thënë Kusari-Lila.

    Ajo ka theksuar se janë në bisedime me disa deputetë të cilët sipas saj kanë pasur një vullnet më të mirë që të marrin pjesë në votimin e presidentes dhe gjithashtu pret që edhe dy deputetët nga pakicat sot të marrin pjesë në seancë.

    “Por, ajo që mund të konfirmoj është që jemi në bisedime më disa deputetë të cilët kanë pasur më shumë vullnet për të marrë pjesë në seancë dhe për të votuar për të cilët nuk mund të jap emra se kush janë ata deputetë, por unë pres që edhe dy deputetët e pakicave që nuk kanë qenë dje në sallë të vijnë, pasi që njëri nga ta veçse na e ka konfirmuar votën dhe nuk ka ardhur, pres që një gjë të tillë ta bëjnë sot në ora 17:00”, është shprehur Kusari-Lila

    Sa i përket Grupit Parlamentar të LDK-së, përkatësisht tre deputetëve, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, të cilët nuk morën pjesë dje në votimin e presidentes, Kusari-Lila ka thënë se pret që ata të reflektojnë gjatë seancës së sotme.

    “Ndërsa nga Grupi Parlamentar i LDK-së pres që ata që nuk kanë marrë pjesë në votim të reflektojnë dhe në seancën e sotme ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Kusari-Lila.

    Kusari-Lila shton se është optimiste dhe se do të ketë kthim të deputetëve për ta plotësuar numrin e nevojshëm dhe çështja e zgjedhjes së presidentes të kryhet me sukses sot.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Sulmi i Banjskës që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar, u trajtua edhe në edicionin e sontëm të Rubikonit, me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti, me ç’rast moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell,...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka vizituar sot Vushtrrinë, ku qëndroi në Kalanë e këtij qyteti dhe takoi...
    Lajme08 Tetor 2024
    Nesër duke filluar nga ora 17:30 do të mbahet takimi konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokal të LDK-së. Ky forum në përbërje...
    Lajme08 Tetor 2024
    Zafir Berisha i NISMA-s i ka reaguar deputetëve të Vetvendosjes të cilët aksionin e sotshëm tëe Prokurorisë në zyret e Ministrisë së...
    Lajme08 Tetor 2024
    Në përfundim të mandatit të tij në krye të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş bëri sot një vizitë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.